RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në kapacitet të plotë

kek:-njesia-b1-rikthehet-ne-operim,-prodhimi-i-energjise-ne-kapacitet-te-plote

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se nga ora 15:00, Njësia B1 është rikthyer në operim dhe aktualisht po funksionon në mënyrë të qëndrueshme, në përputhje me të gjitha parametrat teknikë dhe të sigurisë.

Sipas KEK-ut, me rikthimin e Njësisë B1, korporata tani po operon me katër njësi prodhuese, çka nënkupton kapacitet të plotë të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe stabilitet të sistemit elektroenergjetik në vend.

Ndalesa e përkohshme e Njësisë B1, thuhet në njoftim, kishte ardhur si pasojë e rrjedhjeve të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës. Problemi është adresuar përmes ndërhyrjeve teknike profesionale dhe sanimeve të planifikuara, pa rrezikuar sigurinë apo integritetin e njësisë.

Në të njëjtën kohë, KEK ka sqaruar opinionin publik se përgjegjësitë në sektorin energjetik janë të ndara me ligj. Korporata thekson se që nga viti 2013, ajo është përgjegjëse vetëm për eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe termike, ndërsa furnizimi i konsumatorëve të rregulluar me energji elektrike nuk është kompetencë e KEK-ut, por e kompanisë përkatëse të furnizimit.

Related posts

5 të vdekur nga aksidentet e mbrëmshme në vend: Policia del me detaje për rastet

Muhamet Ramadani

Kurti viziton komunat në veri të Kosovës, zbulohet arsyeja

admin

Osmani nis vizitën zyrtare në Slloveni, pritet me nderime shtetërore nga presidenti Pahor

admin