RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xi në vizitë zyrtare në Rusi

xi-ne-vizite-zyrtare-ne-rusi

Presidenti kinez, Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi, nga 20 deri më 22 mars.

“Me ftesë të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, presidenti Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Rusi nga 20 deri më 22 mars”, tha në një deklaratë të zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Hua nuk konfirmoi nëse Xi kishte planifikuar gjithashtu një video-telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas vizitës në Moskë.

“Vizita e Xi do të fokusohet në ruajtjen e paqes botërore dhe nxitjen e zhvillimit të përbashkët si dy qëllimet e politikës së jashtme të Kinës”, tha Hua.

“Për çështjen e Ukrainës, Kina ka qenë gjithmonë në anën e paqes, dialogut dhe korrektësisë historike”, shtoi ajo.

Dokumenti për zgjidhjen politike të konfliktit Rusi-Ukrainë paraqet idetë themelore të propozuara herët nga presidenti Xi, të cilat mishërojnë përpjekjet e Kinës në Ukrainë me një qëndrim objektiv dhe të paanshëm.

“Propozimi ka si qëllim arritjen e paqes dhe nxitjen e bisedimeve”, tha Hua.

“Ne kemi besuar gjithmonë se dialogu politik është mënyra e vetme për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve, dhe dorëzimi i armëve, sanksionet e njëanshme dhe presioni ekstrem vetëm sa do të intensifikojnë kontradiktat dhe do të rrisin tensionet, të cilat nuk janë në përputhje me interesat dhe pritshmëritë e shumicës së vendeve në botë”, tha Hua. /atsh

Related posts

“Turqia nuk do të lejojë ekzistencën dhe aktivitetet e asnjë grupi terrorist në rajon”

admin

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në lidhje me Palestinën

rezart morina

Marokenët protestuan kundër bastisjes së Izraelit në Mesxhid al-Aksa

admin