RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB sqaron rregullat për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në Kosovë

mpb-sqaron-rregullat-per-automjetet-me-targa-te-huaja-qe-qarkullojne-ne-kosove

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me automjetet e regjistruara në vendin e huaj e që lëvizin në trafikun rrugor të Republikës së Kosovës.

Sipas ministrisë, automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj, lejohet të qarkullojë deri tre muaj nga data e hyrjes në Kosovë.

“Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë. Qytetari i Kosovës duhet të ketë të rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshme ose të përhershme dhe ta tregoj në çdo rast kur kërkohet nga personi i autorizuar;

Automjetin e regjistruar jashtë Kosovës nuk mund ta drejtojë shtetasi kosovar pa praninë e pronarit dhe as të autorizohet që të qarkullojë në Kosovë;

Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës me qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës mund ta drejtojë qytetari i Kosovës nëse i njëjti gjithashtu ka qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në shtetin prej nga vjen automjeti dhe duhet të ketë autorizim nga shteti ku është i regjistruar automjeti”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ministria ka njoftuar se zbatimi i plotë fillon me 15 mars 2026 dhe mosrespektimi i pikave të mësipërme përbën shkelje të ligjeve që rregullojnë fushën e trafikut dhe do të merren masa në përputhje me legjislacionin përkatës.

Related posts

Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët: Kosova, ‘kampion’ i lirisë fetare

admin

“Duhet të mposhtim Trump”- Biden shpjegon arsyen pse u largua nga gara për Shtëpinë e Bardhë: Beteja brendapartiake për kandidaturën time do të shpërqendronte demokratët

admin

Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Irfan Jahiu