RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Brazilit do të vizitojë Kinën

presidenti-i-brazilit-do-te-vizitoje-kinen

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, këtë javë do të udhëtojë në Kinë për një vizitë shtetërore katër-ditore, pasi mposhti pneumoninë që e detyroi të shtyjë udhëtimin, raporton Anadolu.

“Siç është rënë dakord nga të dyja palët, Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva i Republikës Federative të Brazilit do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë nga 12 deri më 15 prill”, bëri të ditur në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying.

“Vizita tregon rëndësinë e madhe që të dyja palët i kushtojnë marrëdhënieve Kinë-Brazil”, thuhet në deklaratë.

Ajo shtoi: “Mirëpresim ngrohtësisht Presidentin Lula dhe presim me padurim të punojmë me Brazilin për përmirësimin e bashkëpunimit tonë të dobishëm reciprok dhe për të sjellë më shumë energji pozitive për solidaritetin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët midis vendeve në zhvillim”.

Lula gjithashtu konfirmoi vizitën në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se ajo ka për qëllim “të forcojë marrëdhëniet me partnerin tonë më të madh tregtar”.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Lula-s jashtë vendit, pas udhëtimeve ku u takua me Presidentin argjentinas Alberto Fernandez në Buenos Aires dhe homologun e tij amerikan Joe Biden në Washington, pas inaugurimit të tij në fillim të këtij viti.

Lula u detyrua të anulonte vizitën e tij shtetërore në Kinë muajin e kaluar për shkak të pneumonisë. Ai pritet të mbërrijë në Shangai të martën në mbrëmje dhe më vonë të udhëtojë për në Pekin ku do të takohet me homologun e tij Xi Jinping të premten.

Kina ka qenë partneri kryesor tregtar i Brazilit në 14 vitet e fundit, ndërsa vëllimi tregtar dypalësh ka tejkaluar 171 miliardë dollarët vitin e kaluar.

Related posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

admin

Shtesat për fëmijë, hapet aplikimi për të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2012

admin

Sekuestrohen 82 qese marihuanë, arrestohen dy të dyshuar

admin