RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra besimtarë falin xhumanë në Xhaminë Al-Aksa mes kufizimeve të rrepta; arrestohen katër persona, përfshirë dy fëmijë

mijera-besimtare-falin-xhumane-ne-xhamine-al-aksa-mes-kufizimeve-te-rrepta;-arrestohen-kater-persona,-perfshire-dy-femije

Mijëra qytetarë palestinezë falën sot namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht masave të rrepta ushtarake të vendosura nga autoritetet izraelite për të kufizuar hyrjen në kompleksin e shenjtë.

Burime lokale i thanë agjencisë WAFA se forcat izraelite penguan mbërritjen e besimtarëve përmes Portës së Damaskut (Bab al-Amud) dhe Portës së Luanëve (Bab al-Asbat), duke kontrolluar dokumentet e identitetit, ndaluar disa të rinj dhe duke ua mohuar hyrjen në xhami. Sipas të njëjtave burime, u arrestua i riu Arin al-Za’anin nga oborret e Al-Aksas, si dhe një tjetër i ri dhe dy fëmijë në zonën e Bab al-Asbat.

Gjithashtu, autoritetet izraelite i dorëzuan rojtarit (murabit) të Jerusalemit, Nizam Abu Rumuz, një urdhër ndalimi që e përjashton atë nga hyrja në Xhaminë Al-Aksa për një javë, me mundësi rinovimi. Vendimi shoqërohej me një hartë që përcakton zonat ku atij i ndalohet qëndrimi në rrethinat e kompleksit.

Forcat izraelite vijojnë të imponojnë kufizime të ashpra për hyrjen e besimtarëve në Al-Aksa, veçanërisht gjatë ditëve të premte. Po ashtu, mijëra qytetarë nga provincat e Bregut Perëndimor privohen nga e drejta për të shkuar në Jerusalem për t’u falur, pasi u kërkohen leje të posaçme për të kaluar pikat e kontrollit ushtarak që rrethojnë qytetin e shenjtë. /mesazhi

Related posts

Vitaminat që ju duhen patjetër në vjeshtë për sistemin imunitar

Muhamet Ramadani

Moska hedh poshtë akuzat për krime lufte në verilindje të Ukrainës

admin

26 viktima nga rrëshqitja e dheut në Indi, mbi 80 të zhdukur

Muhamet Ramadani