RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump vlerëson Iranin për anulimin e ekzekutimeve

trump-vlereson-iranin-per-anulimin-e-ekzekutimeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mirëpret vendimin e Iranit për të anuluar një numër të madh ekzekutimesh të planifikuara, transmeton Anadolu.

“Respektoj shumë faktin që të gjitha varjet e planifikuara, të cilat do të ndodhnin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqësia e Iranit. Faleminderit!”, tha Trump në platformën Truth Social.

Megjithatë, sipas mediave lokale, Ajatollah Ahmad Khatami, klerik iranian, deklaroi të premten se protestuesit në kryeqytetin Teheran duhet të përballen me ekzekutimin.

Trump ka shprehur vazhdimisht mbështetje për protestuesit në Iran dhe ka kritikuar ashpër autoritetet iraniane për menaxhimin e demonstratave, që nisën më 28 dhjetor në Teheran për shkak të rënies së fortë të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën edhe në qytete të tjera.

Presidenti amerikan më parë kishte lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake, por uli gjasat për një sulm pasi tha se mësoi që autoritetet iraniane kishin anuluar disa ekzekutime të planifikuara ndaj protestuesve.

Më vonë të premten, Trump tha për gazetarët se ai vetë mori vendimin për të mos nisur një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke mohuar se udhëheqës të huaj kanë ndikuar në zgjedhjen e tij.

“Askush nuk më bindi. E binda veten”, u shpreh ai kur u pyet nëse zyrtarë arabë dhe izraelitë e kanë bindur të mos sulmojë Iranin.

“Dje kishit mbi 800 varje të planifikuara. Nuk u vra askush. Ata i anuluan varjet. Kjo pati një ndikim të madh”, shtoi ai.

Related posts

BE-ja: Qyteti El-Fasher në Sudan është bërë varrezë e njerëzimit

admin

Turqia pret që Izraeli të respektojë armëpushimin

admin

Presidenti Erdoğan diskuton situatën në Gaza me homologun egjiptian

admin