RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Keqpërdorimi i votave në Prizren, Prokuroria autorizon Policinë për mbledhjen provave

keqperdorimi-i-votave-ne-prizren,-prokuroria-autorizon-policine-per-mbledhjen-provave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar se ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës lidhur me manipulimin e numërimit të votave për kandidatët për deputetët në këtë komunë.

Ai për teve1.info ka thënë se janë evidentuar keqpërdorime.

“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciative kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, tha Kryeziu, tha ai për teve1.info.

Ai ka thënë se personat përgjegjës për këto veprime do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndroj i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, ka thënë Kryeziu.

Nga rinumërimi i votave në disa komuna, në Prizren është evidentuar numër i shperputhjeve të votave nga numërimi i parë për disa kandidat për deputetë.

Nga rinumërimi i deritashëm, kandidatit të PDK-së, Fetah Paçarizi ka – 5,898 vota

Related posts

Itali, katër persona humbin jetën nga zjarret në rajonet jugore

Muhamet Ramadani

43 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit, deri më tani 33.729 viktima

Muhamet Ramadani

Ish-kryeministri kroat, Sanader dënohet me 18 vjet e tetë muaj burg

admin