RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Jemi të gatshëm për dialog” – deklarata e përbashkët e vendeve të NATO-s për Grenlandën

“jemi-te-gatshem-per-dialog”-–-deklarata-e-perbashket-e-vendeve-te-nato-s-per-grenlanden

Tetë vendet anëtare të NATO-s të cilat Trumpi i ka kërcënuar me tarifa duke filluar nga 1 shkurti, kanë lëshuar të dielën një deklaratë të përbashkët si reagim ndaj vendimit.

Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar do të përballen me tarifa 10% për eksportet drejt SHBA-së nga muaji shkurt, të cilat do të rriten në 25% në qershor.

Por në letër, vendet theksojnë se ato “qëndrojnë në solidaritet të plotë me Mbretërinë e Danimarkës dhe popullin e Grenlandës”.

“Jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilave u qëndrojmë fort,” thuhet në letër.

Të gjitha tetë vendet janë anëtare të NATO-s dhe nënvizojnë se janë “të përkushtuara për të forcuar sigurinë në Arktik si një interes i përbashkët transatlantik”.

Për këtë qëllim, ato thonë se ushtrimi i fundit danez në Grenlandë, i quajtur “Arctic Endurance” – ishte një reflektim i kësaj dhe “nuk përbën kërcënim për askënd”.

Synimi i presidentit amerikan për të marrë kontrollin e Grenlandës ka shkaktuar tensione mes anëtarëve të aleancës më të madhe ushtarake në botë – NATO. Ato, shumica e të cilave janë shtete evropiane, e po ashtu Kanadaja, kanë dalë në mbrojtje të sovranitetin të Danimarkës, të cilës i përket Grenlanda.

Related posts

Kryeministrja e Bangladeshit ikën prej shtetit mes protestave vdekjeprurëse, ushtria merr pushtetin

admin

Gjermania shtrëngon rregullat, burrat duhet të marrin leje nga ushtria për të dalë jashtë shtetit

RTI

Tankeri kinez me naftë kalon Ngushticën e Hormuzit mes tensioneve në Gjirin Persik

Irfan Jahiu