RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Vengu pret homologun belg: Thellim i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

ministri-vengu-pret-homologun-belg:-thellim-i-bashkepunimit-ne-industrine-e-mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu priti sot në takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike dhe aleate. “Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

Related posts

Izraeli paralajmëron prishjen e shtëpive dhe objekteve bujqësore në juglindje të Jerusalemit

RTI

Dëshmia e ushtares izraelite ngre pikëpyetje nëse ushtria qëlloi mbi civilët më 7 tetor

Muhamet Ramadani

Ushtria amerikane përgatitet për operacione të mundshme disajavore kundër Iranit

Hevzi