RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina: SHBA-ja po saboton sistemin e tregtisë shumëpalëshe

kina:-shba-ja-po-saboton-sistemin-e-tregtise-shumepaleshe

Kina deklaroi se SHBA-ja po saboton sistemin e tregtisë shumëpalëshe me kontrollet e eksportit dhe rritjen e tarifave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin foli rreth ankesës së Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse nga njëra anë del në mbrojtje të konkurrencës së ndershme, SHBA-ja nga ana tjetër mban qëndrim diskriminues me subvencione në shkallë të gjerë dhe kontrolle të eksporteve që i japin përparësi prodhimit vendas, tha zëdhënësi Wang.

“SHBA-ja saboton sistemin tregtar shumëpalësh, zbaton standarde të dyfishta në politikat industriale dhe pengon industrinë globale dhe zinxhirët e furnizimit”, shtoi Wang.

Ai theksoi se Washington-i ka refuzuar shumë rezoluta të OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ka vendosur tarifa të larta bazuar në legjislacionin e saj kombëtar, ka shkuar përtej normave ndërkombëtare për kontrollin e eksportit dhe i ka detyruar anëtarët e tjerë të OBT-së të respektojnë ligjet e tij,

“Shtetet e Bashkuara janë bërë ekspertë të unilateralizmit dhe tiranisë”, shtoi zyrtari kinez.

Ai i bëri thirrje SHBA-së të respektojë rregullat e OBT-së dhe të garantojë autoritetin e sistemit shumëpalësh tregtar.

Ndryshe, Kina parashtroi ankesë në OBT kundër Shteteve të Bashkuara më 12 dhjetor për shkak të kontrolleve të eksportit që u solli kompanive kineze në industrinë e çipave.

Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se kufizimet në eksportin e gjysmëpërçuesve dhe produkteve të tjera të teknologjisë së lartë janë “praktikë tipike e proteksionizmit” dhe ftoi Këshillin e Përgjithshëm të OBT-së të mblidhet në cilësinë e “Organit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve”.

Related posts

“Vënë fitimet para mbrojtjes së fëmijëve!”- WhatsApp ul në 13 vjeç moshën për përdoruesit në Britani dhe BE, aktivistët: Nuk do ngurrojmë të gjobisim kompanitë e mediave sociale

admin

Dyshohet për ndërtimin e 12 shtëpive pa leje në fshatin Bardhosh, Prokuroria nis hetimet

Muhamet Ramadani

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Sllovaki, sondazhet tregojnë epërsi të partisë pro-ruse

Muhamet Ramadani