RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

hiqen-vizat-mes-bahamas-dhe-kosoves

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se sapo është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Gërvalla e ka cilësuar këtë si hap në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Njohja nga ky shtet erdhi para një muaji.

“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Gërvalla.

Related posts

Me mikrofona të hapur, apo jo? Trump dhe Harris përplasje për debatin e ardhshëm presidencial

admin

Vazhdojnë të mbesin të bllokuara rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë

admin

Ka nisur të shkruajë dhe kjo një histori politike: a mund të jetë dhe kryeministre një ditë?!

Irfan Jahiu