RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Siri shpallet armëpushim 4-ditor pas marrëveshjes së qeverisë me YPG/SDF

ne-siri-shpallet-armepushim-4-ditor-pas-marreveshjes-se-qeverise-me-ypg/sdf

Ministria e Mbrojtjes e Sirisë njoftoi se është shpallur armëpushim në kuadër të periudhës 4-ditore të dhënë organizatës terroriste YPG/SDG për qëllime integrimi, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë u theksua se, në kuadër të marrëveshjes së fundit me YPG/SDF, armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 20:00 sipas kohës lokale dhe do të zgjasë për 4 ditë në të gjitha zonat e operacioneve ushtarake.

Sipas deklaratës së Presidencës siriane të publikuar nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA, qeveria dhe organizata terroriste YPG/SDF kanë arritur një marrëveshje mbi një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen e provincës Hasakah.

Lajmi gjithashtu përmend se Presidenca siriane i ka dhënë YPG/SDF-së 4 ditë për të përgatitur një plan të detajuar për integrimin e plotë të zonave që ata kontrollojnë dhe për të zhvilluar konsultime në këtë drejtim.

Related posts

Ushtria izraelite paralajmëron një fshat në jug të Libanit të evakuohet para sulmit

RTI

Evropa në këmbë për shkak të lëvizjes së re të Moskës

Muhamet Ramadani

Çmimet e derivateve, lirohet nafta dhe benzina

admin