RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

ngrihet-aktakuza-e-pare-per-zgjedhjet-e-28-dhjetorit

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Related posts

Shkon në 100 numri i të helmuarve në Malishevë

Muhamet Ramadani

Qendra Islame Shqiptare në Renens të Zvicrës shënoi 30-vjetorin e themelimit të saj

admin

Gati për garë- të gjitha partitë politike dorëzuan listat e kandidatëve për zgjedhjet nacionale

Muhamet Ramadani