RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

ngrihet-aktakuza-e-pare-per-zgjedhjet-e-28-dhjetorit

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Related posts

FOTO/ Putini ndërton pallatin e tij të ri me vlerë rreth 115 milionë euro në Krime! Rezidenca luksoze përfshin edhe një spital

admin

​Vuçiq përsërit pretendimet skandaloze për Kosovën dhe kërcënon me forcimin e ushtrisë serbe: Kosova është e jona

Muhamet Ramadani

Sudan, palët ndërluftuese shpallin armëpushim në ditën e parë të Bajramit

admin