RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Mund të ketë përparim në bisedimet mes Egjiptit dhe Etiopisë për digën

trump:-mund-te-kete-perparim-ne-bisedimet-mes-egjiptit-dhe-etiopise-per-digen

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se beson se është i mundur përparimi në bisedimet mes Egjiptit dhe Etiopisë lidhur me mosmarrëveshjen e gjatë për Digën e Rilindjes së Madhe Etiopiane.

Trump theksoi se po rifillon përpjekjet për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili prej vitesh ka shkaktuar tensione mes dy vendeve, veçanërisht për shkak të ndikimit të digës mbi furnizimin me ujë të Nilit.

Mosmarrëveshja për digën ka qenë një nga çështjet më të ndjeshme në Afrikën Verilindore, me Egjiptin që shpreh shqetësime serioze për sigurinë ujore, ndërsa Etiopia e konsideron projektin jetik për zhvillimin e saj ekonomik. /mesazhi

Related posts

23 aktakuza për krime lufte në Kosovë brenda 3 viteve

admin

Koreja e Veriut teston artileri dhe sisteme raketash të përmirësuara

Irfan Jahiu

Mbi 300 familje kërkojnë kompensime nga vërshimet në Skenderaj

RTI