RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite do ta vazhdojë luftën me Iranin pavarësisht deklaratave të Trumpit

ushtria-izraelite-do-ta-vazhdoje-luften-me-iranin-pavaresisht-deklaratave-te-trumpit

Ushtria izraelite ka deklaruar se do ta vazhdojë ofensivën e saj në Iran, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për “bisedime produktive” me Teheranin.

“Ne do t’i vazhdojmë operacionet tona në Iran sipas udhëzimeve të udhëheqjes politike deri në udhëzime të tjera”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të cituar nga transmetuesi Channel 12.

Të hënën, Trump tha se ka urdhëruar një shtyrje 5-ditore të të gjitha sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane, duke përmendur bisedime “shumë të mira dhe produktive” me Teheranin gjatë dy ditëve të fundit.

“Jam i kënaqur të raportoj se ShBA-ja dhe Irani kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë të armiqësive në Lindjen e Mesme”, tha Trump në platformën e tij Truth Social.

Ndërkohë, lideri i opozitës izraelite, Avigdor Lieberman, bëri thirrje që qeveria izraelite ta vazhdojë luftën me Iranin edhe nëse ShBA-ja tërhiqet nga konflikti.

Përshkallëzimi në rajon ka vazhduar që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar mbi 1.340 viktima, përfshirë edhe liderin suprem, Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.

Related posts

Kurti: Astrit Dehari është aktivist që nuk shuhet kurrë

admin

Situata me digat e Përlepnicës dhe Badovcit pas vërshimeve, ARPL del me njoftim

RTI

Vdekja e presidentit të Iranit dhe 8 personave të tjerë në bord, dalin pamjet e nxjerrjes së trupave të viktimave nga helikopteri

admin