RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre persona të vrarë nga të shtënat në Australi

tre-persona-te-vrare-nga-te-shtenat-ne-australi

Të paktën tre persona u vranë të enjten në Uellsin e Ri Jugor, njoftoi policia australiane, transmeton Anadolu.

Policia e Uellsit të Ri Jugor bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar “pas raportimeve për një incident me armë zjarri ku tre persona kanë humbur jetën në zonën Lake Cargelligo”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Walker, pranë rrugës Yelkin, në zonën Lake Cargelligo.

“Në total kanë humbur jetën tre persona – dy gra dhe një burrë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në njoftim shtohet se një burrë tjetër është dërguar në spital “në gjendje serioze, por të qëndrueshme”.

“Publikut u bëhet thirrje të shmangë zonën, ndërsa banorëve lokalë u kërkohet të qëndrojnë brenda shtëpive”, thuhet më tej.

Related posts

G7: Gati të veprojmë për të mbrojtur furnizimet globale me energji

Muhamet Ramadani

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

admin

Gaza: një shifër trishtuese nga UNICEF

RTI