RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre persona të vrarë nga të shtënat në Australi

tre-persona-te-vrare-nga-te-shtenat-ne-australi

Të paktën tre persona u vranë të enjten në Uellsin e Ri Jugor, njoftoi policia australiane, transmeton Anadolu.

Policia e Uellsit të Ri Jugor bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar “pas raportimeve për një incident me armë zjarri ku tre persona kanë humbur jetën në zonën Lake Cargelligo”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Walker, pranë rrugës Yelkin, në zonën Lake Cargelligo.

“Në total kanë humbur jetën tre persona – dy gra dhe një burrë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në njoftim shtohet se një burrë tjetër është dërguar në spital “në gjendje serioze, por të qëndrueshme”.

“Publikut u bëhet thirrje të shmangë zonën, ndërsa banorëve lokalë u kërkohet të qëndrojnë brenda shtëpive”, thuhet më tej.

Related posts

Teksti i plotë i propozimit të BE-së

admin

Vrasja e efektivit në veri të Kosovës, Nikolla: Kriminelët duhet të dërgohen para drejtësisë

admin

Forcat izraelite tërhiqen nga kampi i refugjatëve Al-Faria në Bregun Perëndimor, ku vranë 4 palestinezë

Muhamet Ramadani