RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia hedh poshtë pretendimet se operacionet e Ushtrisë Siriane koordinohen me udhëzime në turqisht

turqia-hedh-poshte-pretendimet-se-operacionet-e-ushtrise-siriane-koordinohen-me-udhezime-ne-turqisht

Turqia ka hedhur poshtë pretendimin se operacionet e Ushtrisë Siriane po koordinohen nga një seli e qeverisë në Damask me udhëzime të dhëna në gjuhën turke, duke i cilësuar akuzat si “të rreme”, transmeton Anadolu.

“Pamjet në fjalë tregojnë parandalimin e përpjekjeve të paligjshme për të kaluar në kufijtë tanë dhe fillimisht janë shpërndarë në vitin 2021”, thuhet në një deklaratë të Qendrës turke për Luftën kundër Dezinformimit (DMM), e publikuar në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal.

Qendra shtoi se pamjet janë “riqarkulluar qëllimisht pasi janë manipuluar përmes montazhit dhe shtimit të audios në gjuhën arabe”.

“Është e rëndësishme që miqtë, vëllezërit dhe fqinjët tanë, me të cilët kemi ndarë vlera të përbashkëta për shekuj me radhë në këtë rajon, të qëndrojnë vigjilentë dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj një dezinformimi të tillë”, thuhet në deklaratën e DMM-së.

Related posts

Diplomati amerikan Reeker: Kosova ka nevojë për një Qeveri që bashkëpunon me SHBA-në

Muhamet Ramadani

Kurti për Reuters: Nuk jemi në vitin 1998, ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë

admin

Përkujtohet ushtari turk i KFOR-it që humbi jetën në Kosovë, Hüseyin Kutlu

admin