RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK pa ndryshim në udhëheqje, Abdixhiku vazhdon të jetë i pari i partisë

ldk-pa-ndryshim-ne-udheheqje,-abdixhiku-vazhdon-te-jete-i-pari-i-partise

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Lumir Abdixhiku të vazhdojë të jetë sërish kryetar i partisë.

Vendimi u mor në Kuvendin e LDK-së, i cili u mbajt të shtunën e i cili tashmë edhe ka përfunduar.

Pas votimit, Abdixhiku ka kërkuar bashkim dhe riorganizim të partisë.

“Në këtë mes nuk ka as humbës e as fitues”, ka deklaruar ai, duke shtuar se synimi i tij është ringritja e LDK-së.

Abdixhiku ia ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë, por ajo nuk u miratua nga delegatët. Në votimin e fshehtë, sipas burimeve të Tëvë1, 164 delegatë votuan kundër dorëheqjes, ndërsa 136 ishin pro.

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në të cilat LDK-ja siguroi 15 ulëse në Kuvend, përkatësisht rreth 13 për qind të votave, Abdixhiku kishte paralajmëruar se do ta ofronte dorëheqjen dhe se vendimi përfundimtar do t’u lihej delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, e kishte cilësuar dorëheqjen si akt të kryer dhe kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të partisë.

Kuvendi i LDK-së u mbajt i mbyllur për mediat, ndaj nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me diskutimet dhe procesin e vendimmarrjes.

Related posts

Turqi, shërbimi sekret arreston drejtuesin e lartë të Shtetit Islamik: Po përgatiste sulme terroriste në rajon dhe Evropë në emër të ISIS!

admin

Gjithnjë e më shumë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga futbolli ndërkombëtar

RTI

Vazhdojnë reduktimet e rrymës, Blloku B2 nuk kthehet në fuqi deri më 1 shtator

admin