RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Vazhdojnë reduktimet e rrymës, Blloku B2 nuk kthehet në fuqi deri më 1 shtator

vazhdojne-reduktimet-e-rrymes,-blloku-b2-nuk-kthehet-ne-fuqi-deri-me-1-shtator

Reduktimet me energji elektrike pritet të vazhdojnë deri më 1 shtator, pasi Blloku B2 i paraparë të kthehet në funksion të premten, nuk do të ndodhe deri në javën e ardhshme.

Reduktimet me energji elektrike pritet të vazhdojnë deri më 1 shtator. Kjo pasi rikthimi nga remonti i njësisë B2 të Termostatit Kosova B nuk do të ndodh para datës 1 shtator, ndonëse paralajmërimet ishin që ai nga e premtja të hyjë në funksion, ka bërë të ditur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Blloku nuk kthehet sot. Realisht ka pas me u kthye me të parin, pastaj kanë thënë ‘po mundemi me kthye më 26’, por nuk janë duke mundur me e kthye. Tek më të parin kthehet”, theksoi ai.
Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike nga data 15 gusht.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta.

KosovaPress ka tentuar të marr informacione shtesë nga KEK-u lidhur me njësinë B2 të Termostatit Kosova B, porse nuk kanë kthyer përgjigje. /kp

Related posts

Afrikë: Mbi 110 milionë njerëz të prekur nga kriza klimatike në një vit

rezart morina

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person

admin

Emiratet ndajnë 5 milionë dollarë për të mbështetur UNRWA në Gaza mes sulmeve izraelite

admin6