RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, opozita vazhdon protestën “Foltore”

shqiperi,-opozita-vazhdon-protesten-“foltore”

Opozita në Shqipëri ka vazhduar protestën antiqeveritare “Foltore”, ndërkohë që e radhës është mbajtur sot, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare.

Mbështetësit e opozitës janë mbledhur në protestën e përjavshme para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në protestë, u shpreh se ata përfaqësojnë “zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare”.

“Kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar. Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë. Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju”, tha Berisha.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan forca policore shtesë dhe u bllokuan disa akse rrugore, ndërkohë që nuk u shënuan tensione.

Në Shpipëri prej disa muajsh vazhdojnë protestat antiqeveritare, ku kërkohet edhe dorëheqja e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku është marrë e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave.

Related posts

Turqia dënon sulmin izraelit në Sirinë jugore, e quan “përshkallëzim i rrezikshëm”

admin

Shpërthime të fuqishme tronditin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias

admin

Sekretari Blinken sërish drejt Lindjes së Mesme për të bindur Izraelin dhe Hamasin që të pranojnë marrëveshjen e armëpushimit

admin