RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthime të fuqishme tronditin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias

shperthime-te-fuqishme-tronditin-termocentralin-berthamor-te-zaporizhzhias

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ka njoftuar të dielën se shpërthime të fuqishme kanë tronditur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë të shtunën gjatë natës dhe të dielën në mëngjes, raportoi Reuters.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se disa ndërtesa, pajisje dhe sisteme në central, i cili është nën kontrollin rus, janë dëmtuar, por nuk ka pasur asgjë kritike për sigurinë bërthamore.

“Kushdo që qëndron pas kësaj, duhet të ndalojë menjëherë. Po luani me zjarrin”, tha shefi i IAEA-s, Rafael Grossi në Twitter.

Ai përsëri i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të bien dakord për të krijuar një zonw sigurie rreth termocentralit.

Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi të dielën Kievin për bombardim të territorit rreth Zaporizhzhias. Ai tha se Ukraina “nuk ndalon provokimet e saj që synojnë krijimin e kërcënimit të një katastrofe të shkaktuar nga njeriu në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias”.

Nga ana tjetër, kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës “Energoatom” fajësoi ushtrinë ruse për granatimet.

Related posts

Hoteli Museum në Kapadokya radhitet ndër 50 hotelet më të mirë në botë

Muhamet Ramadani

Vritet një rreshter në Leposaviq, Kurti: Ende po vazhdojnë gjuajtjet me armë mbi policinë tonë

admin

Milionat e Serbisë për kompanitë energjetike në Kosovë

admin