RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Intervistohen disa të dyshuar për falsifikim të rezultateve në Obiliq

intervistohen-disa-te-dyshuar-per-falsifikim-te-rezultateve-ne-obiliq

Prokuroria e Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës për intervstimin e disa personave të dyshuar lidhur për falsifiko të rezultatit zgjedhor edhe në Obiliq.

Më 4 shkurt sipas njoftimit janë intervistuar disa të dyshuar, të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Me datë 04.02.2026, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për intervistimin e disa personave të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike. Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatë.

Të mërkurën janë duke u intervistuar edhe komisionerë nga komuna e Junikut dhe Deçanit.

Related posts

Zgjedhjet në SHBA, ja kur pritet që Trump të shpallë emrin e kandidatit republikan për nënpresident

admin

Nagavci: SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, mësimdhënësit nga nesër t’iu kthehen shkollave

admin

Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme i bën bashkë pushtetin e opozitën

Muhamet Ramadani