RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një defekt në shkallë kombëtare në sistemin e kartave të kreditit godet Japoninë

nje-defekt-ne-shkalle-kombetare-ne-sistemin-e-kartave-te-kreditit-godet-japonine

Një defekt në shkallë kombëtare në sistemin e kartave të kreditit ka ndërprerë pagesat në mbarë Japoninë, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia “Kyodo News”, qytetarët nuk mundën të kryenin blerje në dyqanet e komoditetit dhe te tregtarë të tjerë ndërsa udhëtarët e kompanisë East Japan Railway Co. nuk mundën të blinin abonime për transport.

Shkaku i ndërprerjes mbetet ende i panjohur.

Megjithatë, Mitsubishi UFJ NICOS Co., një nga ofruesit kryesorë të kartave të kreditit, tha se problemi “filloi rreth orës 08:00 (23:00 GMT), kur pagesat me kartë nuk mund të përpunoheshin te disa tregtarë”.

Një tjetër ofrues, Sumitomo Mitsui Card Co., raportoi gjithashtu probleme të ngjashme.

Udhëtarët në Tokio nuk mundën të përdornin as aplikacionin Mobile Pasmo për qasje në transportin publik.

Related posts

Kreu i UNRWA-s përshëndet votimin e Asamblesë së Përgjithshme për rinovimin e mandatit të agjencisë

admin

Liderët evropianë kritikojnë ashpër kërcënimet e Trump për tarifa mbi çështjen e Groenlandës

RTI

Dronët rus shkelën sërish hapësirën ajrore të Moldavisë, reagon Kaja Kallas: E papranueshme, po rrezikojnë trafikun ajror civil!

admin