RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tensione te tregu i automjeteve në Prishtinë, shitësit ilegalë tentojnë ta bllokojnë rrugën

tensione-te-tregu-i-automjeteve-ne-prishtine,-shitesit-ilegale-tentojne-ta-bllokojne-rrugen

Situatë e tensionuar në mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe shitësve ilegalë ka ndodhur në hapësirat përreth tregut të automjeteve në Prishtinës, pasi shitësit tentojnë ta bllokojnë rrugën si protestë që nuk po u lejohet të shesin asgjë tjetër përveç pjesëve të automjeteve në treg.

Situatë e tensionuar në mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe shitësve ilegal ka ndodhur në hapësirat përreth tregut të automjeteve në Prishtinës, pasi shitësit tentojnë ta bllokojnë rrugën si protestë që nuk po u lejohet të shesin asgjë tjetër përveç pjesëve të automjeteve në treg, shkruan KP.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, që nga ora 05:00 po zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth.

Arsyeja e këtij aksioni është që të mos bllokohet hapësira publike dhe të mos shiten shpezët ilegalisht.

Shitësit të cilëve nuk po u lejohet të shesin sot në këtë treg që mbahet gjithmonë të dielave, janë ankuar që t’u lejohet të shesin, pasi që kanë ardhur nga qytete të ndryshme.

Ata po qëndrojnë para Policisë së Kosovës si shenjë proteste.

Related posts

Atentati ndaj numrit dy të inteligjencës ushtarake ruse, arrestohet edhe një bashkëpunëtor në Moskë! Në kërkim një grua e arratisur në Ukrainë

admin

Erdogan: Do të shtojmë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Gaza: Numri i viktimave nga Stuhia Byron rritet në 14

RTI