RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu do të takohet me Trumpin për të diskutuar negociatat me Iranin

netanyahu-do-te-takohet-me-trumpin-per-te-diskutuar-negociatat-me-iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet të mërkurën në Washington me presidentin amerikan, Donald Trump, për të diskutuar negociatat me Iranin, transmeton Anadolu.

“Kryeministri beson se çdo negociatë duhet të përfshijë kufizime për raketat balistike dhe ndalimin e mbështetjes për boshtin iranian,” tha zyra e Netanyahut në rrjetin social amerikan X.

Irani dhe SHBA-ja rifilluan diplomacinë bërthamore indirekte të premten, pas javësh tensionesh të shtuara, të nxitura nga kërcënimi i presidentit Trump për veprime ushtarake kundër vendit.

Ministri iranian i Punëve të JAshtme, Abbas Araghchi, i përshkroi bisedimet si një “fillim të mirë”, duke deklaruar se ato mund të vazhdojnë nëse kapërcehet atmosfera e mosbesimit. Ai tha se është rënë dakord që procesi të vazhdojë dhe se palët mund të mblidhen sërish në Muskat të Omanit në një datë të mëvonshme.

Sipas Araghchit, programi raketor i Iranit nuk është subjekt i negociatave, as tani dhe as në të ardhmen, duke e përshkruar atë si një “çështje mbrojtëse”.

Related posts

Kriza e energjisë, Franca vë në punë të gjithë reaktorët bërthamorë

admin

Familjet e pengjeve izraelite: Sulmet në Gaza vendosin në rrezik jetën e të afërmve tanë

Muhamet Ramadani

Hungaria, Austria dhe Serbia do të zgjerojnë bashkëpunimin kundër “emigrimit të paligjshëm”

admin