RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Akademikë zviceranë kërkojnë ndërprerjen e marrëveshjes kërkimore me Izraelin

akademike-zvicerane-kerkojne-nderprerjen-e-marreveshjes-kerkimore-me-izraelin

Më shumë se 250 akademikë në Zvicër kanë nënshkruar një letër të hapur ku i bëjnë thirrje qeverisë të ndërpresë marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit shkencor me Izraelin, për shkak të luftës në Gaza.

Sipas Swissinfo, letra iu dërgua Sekretariatit Shtetëror për Arsim, Kërkim dhe Inovacion (SERI). Nënshkruesit e cilësojnë marrëveshjen si “bashkëfajësi në krimet e kryera në Gaza” dhe kërkojnë rishikim të lidhjeve institucionale mes universiteteve zvicerane dhe Izraelit.

Nisma u koordinua nga Kolektivi për Liri Akademike, Demokraci dhe Solidaritet (Clads), i themeluar në vitin 2024 nga studiues me bazë në Lozanë, përfshirë shkencëtaren e klimës, profesoreshë Julia Steinberger.

Akademikët kërkojnë një vlerësim të projekteve kërkimore në universitetet zvicerane për të parë nëse ndonjë prej tyre ka lidhje me ushtrinë izraelite ose me politikat e qeverisë izraelite, të cilat ata i cilësojnë si gjenocidale.

Gjithashtu, ata kërkojnë ndërprerjen e marrëveshjes mes Fondit Kombëtar Zviceran të Shkencës dhe Fondacionit Izraelit të Shkencës.

Steinberger tha për mediat frankofone se kjo marrëveshje i jep Izraelit një status të privilegjuar dhe problematik, duke kufizuar transparencën dhe aksesin. /mesazhi

Related posts

Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit, sugjeron se është në Afrikë

admin

Trafiku Urban me njoftim të rëndësishëm për qarkullimin e tri linjave

admin

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Muhamet Ramadani