RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

arrestohen-tre-te-dyshuar-dhe-konfiskohet-droge-ne-vlere-rreth-40-mije-euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion të antidrogës të koduar “Kolonia”, gjatë së cilit janë arrestuar tre persona dhe është konfiskuar drogë në vlerë prej 40 mijë euro.

Dje afër rrethrrotullimit në Fushë është ndaluar një veturë dhe më pas është bastisur shtëpia e atij personi në Fushë Kosovë.

Aty janë gjetur mbi 8 kilogramë marihuanë. 59 gramë kokainë, 92 tableta ekstazi, një peshorë digjitale, 4800 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Në të njëjtin objekt është kontrolluar edhe një banesë tjetrër ku janë gjetur 10 gramë mairhuanë dhe 200 euro.

Ky operacion është finalizuar me arrestimin e një personi tjetër dhe atij i është konfiskuar një veturë me të cilën dyshohet se është bërë transportimi i substancave narkotike.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Hetime tjera të antidrogës janë në proces në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Prishtinë.”

Related posts

Covid në Kinë: Qeveria publikon shifrat për herë të parë, 60 mijë vdekje në një muaj

admin

Pesë emigrantë kanë vdekur pasi një varkë mbytet në Egje, thotë roja bregdetare turke

Muhamet Ramadani

Shkupi përkujton 60-vjetorin e tërmetit katastrofal

admin