RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Ukraina do të hapë qendra eksporti armësh në Evropë

zelensky:-ukraina-do-te-hape-qendra-eksporti-armesh-ne-evrope

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina do të hapë qendra eksporti armësh në Evropë duke filluar nga mesi i shkurtit.

“Në vitin 2026, do të ketë tashmë dhjetë qendra eksporti në Evropë. Kjo përfshin shtetet baltike dhe vendet e Evropës Veriore”, ka thënë Zelensky gjatë një takimi me studentët e Institutit të Aviacionit të Kievit të dielën.

Sipas tij, prodhimi i dronëve me përdorimin e teknologjisë ukrainase do të fillojë në Gjermani në mesin e shkurtit dhe shtoi se linjat e prodhimit tashmë janë në funksion në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas presidentit, 450 kompani brenda Ukrainës janë të përfshira në prodhimin e llojeve të ndryshme të dronëve.

Related posts

Kurti takon sot Abdixhikun e Haradinajn, Krasniqi i PDK-së refuzon ftesën

admin

Bota përshëndet marrëveshjen historike të nënshkruar në Turqia për zhbllokimin e drithërave nga Ukraina

admin

Maqedonia e Veriut do të sigurojë fluturime çarter për evakuimin e shtetasve nga zonat e krizës

RTI