RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holanda dënon masat izraelite për të zgjeruar kontrollin mbi Bregun Perëndimor

holanda-denon-masat-izraelite-per-te-zgjeruar-kontrollin-mbi-bregun-perendimor

Holanda dënoi masat e fundit të Izraelit, të cilat synojnë të zgjerojnë kontrollin mbi Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i cilësuar ato si “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Anadolu.

“Holanda dënon masat e reja izraelite që synojnë rritjen e kontrollit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar. Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe e largon më tej mundësinë për një zgjidhje të negociuar me dy shtete”, shkroi ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, në rrjetin social amerikan X.

Ai bëri thirrje “me forcë” që Izraeli të mos zbatojë vendimet e tij të fundit.

“Këto veprime rrisin tensionet në një moment të përpjekjeve ndërkombëtare pa precedent për paqe dhe stabilitet në rajon. Holanda thekson përkushtimin e saj të palëkundur ndaj zgjidhjes me dy shtete, me një Izrael të sigurt pranë një shteti palestinez të pavarur dhe të qëndrueshëm”, shtoi van Weel.

Komentet e ministrit të Jashtëm vijnë pasi Kabineti i Sigurisë i Izraelit të dielën miratoi masa që synojnë ndryshimin e kuadrit ligjor dhe civil në Bregun Perëndimor të pushtuar për të forcuar kontrollin izraelit.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, vendimet përfshijnë shfuqizimin e një ligji që ndalon shitjen e tokës palestineze te hebrenjtë në Bregun Perëndimor, hapjen e regjistrave të pronësisë së tokës dhe transferimin e autoritetit për dhënien e lejeve të ndërtimit në një bllok vendbanimesh kolone në Hebron nga komuna palestineze te administrata civile izraelite.

Related posts

Analiza/ Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Donad Trump?

admin

Trump dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike për Sirinë, Gazën dhe marrëdhëniet dypalëshe

admin

Pothuajse 10 për qind e popullsisë së BE-së nuk arrin ta përballojë ushqimin e duhur

Muhamet Ramadani