RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Inspektorati dhe policia bëhen bashkë – vazhdon aksioni ndaj taksive ilegale në Prishtinë

inspektorati-dhe-policia-behen-bashke-–-vazhdon-aksioni-ndaj-taksive-ilegale-ne-prishtine

Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që nga dita e djeshme kanë nisur një aksion ndaj taksive ilegale në kryeqytet, aksion ky që po vazhdon edhe sot.

Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi ka përcjellë për së afërmi aksionin e sotëm.

Rrëfimi për të moshuarin që përfundoi duke jetuar për nëntë muaj në një aeroport të Ita…Venera Lumani dhe Lind Islami publikojnë këngën e re “A thu”Hap i madh për sigurinë – avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentar…Sot vranët dhe me shi, nga e premtja temperaturat mbi 20 gradëMaskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull molle për t’i larguar aknet

Ai para gazetarëve ka thënë se ky aksion do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme.

“Jemi në një aksion që po vazhdon që nga dje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që ka për qëllim kontrollin e linjave të autobusëve, taksitë ilegal dhe kombibusët”, tha Dushi.

Ai shtoi se këto janë disa nga çështjet që po ndikojnë negativisht në rrjedhën e komunikacionit në qytetin e Prishtinës.

“E dini që njëri nga problemet më të mëdha sipas vlerësimeve tona dhe të policisë, janë këto çështje që po ndikojnë negativisht ën rrjedhën e komunikacionit në kryeqytet dhe nga dje kemi vendosur disa pika kontrolli në kryeqytet që i kemi konsideruar si më problematike.

Është me rëndësi të theksohet se si inspektorat kemi pasur kontrolle edhe në të kaluarën, megjithatë e vlerësoj koordinimin dhe mbështetjen që kemi me Policinë e Kosovës. Është një aksion që është planifikuar për një periudhë të gjatë kohore”, tha Dushi.

Kurse zyrtari policor tha se Policia e Kosovës si gjithmonë është në përkrahje si në nivel qendror ashtu edhe lokal, dhe se suksesi i këtij aksioni nuk mund të dihet pa u bërë vlerësimet javore ose mujore lidhur me këtë.

Related posts

KFOR: E paqartë ku u arrestuan policët e Kosovës

admin

Escobar: Presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

admin

Në një xhami në Prizren mblidhen mbi 2.200 euro dhe stoli ari për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin