RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon intervistimet për dyshimet për manipulim votash në Klinë

prokuroria-themelore-ne-peje-vazhdon-intervistimet-per-dyshimet-per-manipulim-votash-ne-kline

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës, pas dyshimeve për manipulim të rezultateve zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet lidhen me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës. Lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces,” thuhet në njoftim.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e ligjshmërisë së procesit zgjedhor.

“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. Për zhvillimet e mëtejshme, opinioni publik do të njoftohet me kohë,” thuhet më tej në njoftim.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me numrin e personave të intervistuar apo natyrën konkrete të dyshimeve, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Related posts

SHBA njofton pako të re të ndihmave ushtarake për Ukrainën në vlerë 400 milionë dollarë

admin

Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 200 ushtarë në 24 orët e fundit

admin

Escobar arrin në Kosovë, nis takimi me presidenten Osmani

admin