RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, arrestohet një person që tentoi grabitjen e bankës me armë

shqiperi,-arrestohet-nje-person-qe-tentoi-grabitjen-e-bankes-me-arme

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person të armatosur gjatë ditës së sotme, sipas saj i cili mori një shumë parash në një filial banke dhe tentoi të largohej, transmeton Anadolu.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në një njoftim tha se shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme.

Sipas policisë, nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

“Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes”, thekson njoftimi.

Sipas autoriteteve është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

Related posts

Nga një muaj paraburgim për dy të arrestuarit për terrorizëm

Muhamet Ramadani

Belgjikë, furrat detyrohen të mbyllen për shkak të krizës energjetike

admin

Rritet në 71.660 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI