RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 71.660 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-71.660-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Është rritur në 71.660 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit lidhur me humbjet e jetëve të shënuara në sulmet e Izraelit.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë 3 trupa të pajetë të palestinezëve dhe 20 të plagosur. Një nga trupat e pajetë është nxjerrë nga rrënojat.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, në sulmet izraelite janë vrarë 486 persona dhe janë plagosur 1.341 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 71.660 ndërsa numri i të plagosurve në 171.419.

Related posts

U deklarua fajtor për pastrim parash, dënohet me burg ish shefi i Binance

admin

Presidenti Erdogan do të vizitojë Afrikën e Jugut për Samitin e Liderëve të G20-ës

RTI

Gucati: EULEX-i po mban peng njerëzit që sollën lirinë

RTI