RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

shtyhet-seanca-per-buxhetin-2026,-votimi-zhvendoset-per-te-henen

Pas një sërë konsultimesh me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2026 të mos zhvillohet sot, por të shtyhet për të hënën në orën 10:00.

Seanca e paraparë për votimin në lexim të parë u përball me kundërshtime nga subjektet opozitare, të cilat kërkuan kohë shtesë për analizimin e dokumentit financiar, që përbëhet nga rreth 700 faqe.

Deputetët e opozitës theksuan se pa një shqyrtim të detajuar nuk mund të paraqesin amendamente apo qëndrime të argumentuara.

Pas këtyre reagimeve, Haxhiu zhvilloi një takim me shefat e grupeve parlamentare, nga ku doli vendimi për shtyrjen e seancës, me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë për ta studiuar draftin.

Projektbuxheti për vitin 2026 kap vlerën e 4 miliardë eurove. Në këtë draft parashihet edhe pagesa e 13-të për punonjësit e sektorit publik. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, kjo pagesë do t’u takojë atyre që kanë mbi 12 muaj përvojë pune në institucionet publike.

Që projektbuxheti të marrë fuqi ligjore, ai duhet të kalojë jo vetëm leximin e parë, por edhe të miratohet në lexim të dytë në Kuvend.

Related posts

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Irfan Jahiu

Presidenti francez takon homologun e tij pa’lestinez, diskutojnë mbi situatën në Ga’za

admin

Gjykanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Hevzi