RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Jashtme turke kundërshton raportin e Parlamentit Evropian

ministria-e-jashtme-turke-kundershton-raportin-e-parlamentit-evropian

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka kundërshtuar raportin e Parlamentit Evropian për vitin 2022 për Turqinë.

Reagimi erdhi mbrëmë pasi raporti u miratua më herët gjatë ditës në një seancë plenare.

Ministria turke tha se ky raport, i mbushur me akuza dhe paragjykime të padrejta të bazuara në dezinformimin e qarqeve anti-Turqi, është një pasqyrim i qasjes së zakonshme të cekët dhe jovizionare të Parlamentit Evropian, si në marrëdhëniet e tij me vendin tonë ashtu edhe në të ardhmen e Bashkimit Evropian (BE).

“Fatkeqësisht, ky raport gjithashtu tregon se sa të robëruar janë anëtarët e Parlamentit Evropian ndaj politikës ditore populiste dhe sa larg janë ata nga zhvillimi i qasjes së duhur strategjike si ndaj BE-së ashtu edhe ndaj rajonit tonë”, tha ministria.

Turqia e konsideron të paarsyeshme që BE-ja të sjellë qasje të ndryshme në vend të negociatave të anëtarësimit në këtë kohë kritike për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit, kur është hapur një dritare mundësie për rigjallërimin e marrëdhënieve Turqi-BE.

Më tej, në reagimin e ministrisë turke po ashtu thuhet se pretendimet në raport lidhur me çështjet e Egjeut, Mesdheut Lindor dhe Qipros, që pasqyrojnë pikëpamjet e njëanshme të disa grupeve dhe janë të shkëputura nga realitetet historike dhe ligjore, nuk kanë asnjë vlerë për Turqinë.

Ministria theksoi se Turqia ka potencialin për ta BE-në një fuqi globale përballë të gjitha sfidave aktuale si siguria, energjia, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike.

“Njohja e kësaj të vërtete është e mundur me një perspektivë vizionare që nuk u dorëzohet interesave të përditshme të disa qarqeve. Ne shpresojmë që Parlamenti Evropian i ri që do të formohet pas zgjedhjeve të vitit 2024 do të veprojë me një perspektivë neutrale, racionale dhe konstruktive”, tha ministria turke. /trt

Related posts

Serbi: Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite kufizon aktivitetet për shkak të stuhisë Byron

RTI

FSK dhe KFOR kryejnë ushtrime intensive për përballjen kundër krizave

admin