RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Liria ka Emër”: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

“liria-ka-emer”:-marshi-i-17-shkurtit-pritet-te-mbledhe-mbi-200-mije-pjesemarres

Eliza Hoxha, përfaqësuese e platformës qytetare “Liria ka Emër”, ka njoftuar se marshi i 17 shkurtit pritet të jetë më i madhi në historinë e Kosovës së lirë.

“Presim mbi 200 mijë pjesëmarrës,” tha Hoxha, duke theksuar se qëllimi i marshit nuk është krijimi i tensioneve, por promovimi i unitetit qytetar.

Ajo theksoi se ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve.

“Nga çdo cep i Kosovës kemi marrë mesazhe mbështetjeje, madje edhe përkrahje të gjerë institucionale. Kjo është një mbështetje që kalon çdo ndarje. Kjo është çështje drejtësie dhe dinjiteti. Po ashtu, kemi marrë konfirmime nga i gjithë rajoni dhe Evropa. Diaspora po udhëton për orë të tëra për t’u bashkuar në këtë moment të rëndësishëm,” shtoi Hoxha.

Related posts

Biden mbron me vendosmëri vendimin për të vazhduar garën presidenciale: Jam personi më i kualifikuar

admin

Minatorët e Trepçës ende nuk kanë marrë pagat e qershorit

admin

Siria arreston një udhëheqës të lartë të DEASH-it

RTI