RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Minatorët e Trepçës ende nuk kanë marrë pagat e qershorit

minatoret-e-trepces-ende-nuk-kane-marre-pagat-e-qershorit

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”, ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.

Përmes një postimi në Facebook, sindikata, ka njoftuar se interesimi i qeverisë, ministrisë dhe bordit është zero, teksa nuk e përjashtojnë mundësinë e migrimit si pasojë e kësaj qasjeje.

“Tani që ndodhemi në fundin e muajit korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagën e muajit qershor! Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen “Trepca” SH.A., janë vetem fjalë boshe dhe asgjë tjetër. Një qasje e till refuzuese ndaj ndërmarrjes “Trepça” Sh.A dhe minatorëve, duke i lënë të njëjtit buzë humnerës dhe duke ia pamundësuar ekzekutimin e pagave gati për dy muaj nën këto kushte të rënda financiare të minatorëve përben shqetësim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të mënjehershme”, thuhet në njoftim.

“Ta dini se një qasje e tillë ndaj minierës “Trepça” Sh.A dhe minatorëve të saj nga qeveria dhe ministria e saj paraqet rrezik serioz që të gjithë minatorët të gjejnë zgjidhje të tjera apo edhe të emigrojnë jashtë vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Related posts

Disa rektorë të universiteteve belge dënojnë ngërçin politik lidhur me ardhjen e studentëve nga Gaza

RTI

Investigimi i New York Times: Izraeli kishte planifikuar dy muaj para sulmin ndaj ambasadës së Iranit në Siri

admin

Dogana konfiskon mallra me vlerë 140 mijë euro brenda një jave

Muhamet Ramadani