RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia përgatit rregulla për rrjetet sociale për mbrojtjen e fëmijëve

turqia-pergatit-rregulla-per-rrjetet-sociale-per-mbrojtjen-e-femijeve

Turqia po përgatitet të vendosë rregulla të reja për rrjetet sociale me qëllim mbrojtjen e fëmijëve, deklaroi ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas.

Ajo tha se qeveria është pranë zbatimit të masave, duke theksuar shqetësimet për ndikimin negativ të përdorimit të vazhdueshëm të teknologjisë digjitale te fëmijët. Sipas saj, vëmendja e njerëzve ka rënë në rreth tetë sekonda, ndërsa te fëmijët është ulur me rreth 30 për qind gjatë dhjetë viteve të fundit.

Goktas theksoi se kjo ka ndikuar negativisht në përqendrim, marrëdhënie shoqërore dhe rezultate shkollore, duke e bërë edhe mësimdhënien më të vështirë.

Ministrja shtoi se Turqia synon të krijojë një mjedis më të sigurt në internet për fëmijët dhe u bëri thirrje prindërve dhe mësuesve të mbështesin këto përpjekje. /mesazhi

Related posts

Kongresi amerikan heq kushtet që vështirësonin shitjen e F-16 për Turqinë

admin

Nga një muaj paraburgim për dy të arrestuarit për terrorizëm

Muhamet Ramadani

Kurti konfirmon lirimin e tre policëve të Kosovës: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

Muhamet Ramadani