RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti konfirmon lirimin e tre policëve të Kosovës: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

kurti-konfirmon-lirimin-e-tre-policeve-te-kosoves:-agresioni-serb-duhet-te-mbaje-pergjegjesi

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit tashmë janë të lirë.

Kurti më anë të një reagimi publik në Twitter ka thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar”, shkruan Kurti.

“Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, përfundon ai.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre.

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku ishte kërkuar lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Related posts

Ushtria izraelite nisi sulm intensiv artilerik në jug të Rripit të Gazës

Muhamet Ramadani

Presidenti Begaj viziton Kosovën, policia njofton për bllokim të përkohshëm të rrugëve

Muhamet Ramadani

Netanyahu i bindur: Sulmet ndaj Iranit do vijojnë!

RTI