RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Edi Rama sot në Kosovë, takim me Vjosa Osmanin pa prani mediash

edi-rama-sot-ne-kosove,-takim-me-vjosa-osmanin-pa-prani-mediash

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron sot për një vizitë në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani, i cili do të mbahet pa prani mediash.

IndeksOnline ka mësuar se takimi është planifikuar të nisë në orën 11:30, ndërsa presidenca e Kosovës pritet të dalë më pas me një komunikatë zyrtare për media lidhur me përmbajtjen e takimit.

Pas këtij takimi, Rama do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit: “Kur heshtja flet – e vërteta e shprehur nga Haga”, e autorit Ahmet Shala. Në këtë ngjarje, që mbahet në hotelin “Emerald” në Prishtinë, pritet të marrin pjesë personalitete dhe udhëheqës shtetërorë, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se gjatë ditës do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në kryeqytet, për shkak të lëvizjes së eskortës së kryeministrit Rama.

Related posts

Greqi – Epërsi e dukshme e ”Demokracisë së Re” pas zgjedhjeve parlamentare

Muhamet Ramadani

Lideri i Iranit Khamenei fajëson SHBA-në dhe Izraelin për protestat në vend

admin

Gjermania dhe Holanda marrin rol të ri komandues të NATO-s në frontin baltik

Kushtrim Guraj