RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

kurti:-do-te-vazhdojme-te-forcojme-ushtrine-dhe-policine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të vazhdojnë investimet në ushtri dhe polici.

Ai ka thënë se pa institucione të forta të sigurisë nuk ka shtet të fortë e ambient të qetë.

Kurti u shpreh se Kosova do të jetë shteti i lirë e sovran.

“Kosova është e lirë dhe do të jetë, Kosova është demokratike dhe do të jetë, Kosova është sovrane dhe do të jetë. Do të vazhdojmë të investojmë në siguri, sepse i duam jetën dhe lirinë, zhvillimin dhe begatinë të sigurta. Do të vazhdojmë ta forcojmë ushtrinë dhe policinë, sepse pa institucione të forta të sigurisë nuk ka shtet të fortë dhe ambient të qetë për qytetarët”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se parada e sotme nuk është për të treguar forcë ndaj askujt.

Related posts

LVV triumfon me rreth 50%, Albin Kurti shpall fitoren: Më e madhe në histori! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

admin

Nderimi i viktimave të 11 shtatorit, Kurti: Kosova qëndron pranë SHBA-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit

admin

Raport: Toka përjetoi korrikun më të nxehtë të regjistruar

Muhamet Ramadani