RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Popullsia e Kinës bie për herë të parë që nga viti 1961

popullsia-e-kines-bie-per-here-te-pare-qe-nga-viti-1961

Popullsia e Kinës u ul me 800 mijë banorë në vitin 2022, ku regjistrohet ulje për herë të parë që nga viti 1961, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave (UIB), popullsia e Kinës ishte 1 miliard e 412 milionë e 600 mijë në vitin 2021, ndërsa u regjistrua në 1 miliard e 411 milionë e 800 mijë në vitin 2022.

Popullsia e vendit ra për herë të parë që nga vitet e thatësirës dhe urisë në fillim të viteve 1960, kur administrata komuniste u përpoq të kolektivizonte bujqësinë. Vdekja e 30 milionë njerëzve në atë kohë çoi në rënien e popullsisë së vendit në vitin 1960 dhe 1961.

– Nataliteti në nivelin më të ulët që nga viti 1949

Shkalla e lindjeve ra në 6,77 për mijë në vitin 2022, niveli më i ulët që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave kombëtare në vitin 1949. Ndërsa në vitin 2022 në vend kanë lindur 9,56 milionë foshnja, numri i lindjeve është ulur me 9,8 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa shkalla e vdekjes ishte 7,37 për mijë, shkalla e rritjes së popullsisë ra në minus 0,6 për qind.

Ekspertët vlerësojnë se ngadalësimi i rritjes ekonomike në vitet e fundit, rritja e kostove të edukimit dhe jetesës së fëmijëve dhe masat e rrepta të kontrollit të zbatuara në 3 vitet e fundit për shkak të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënie të popullsisë.

Në Kinë, ku shkalla e rritjes së popullsisë ka rënë që nga viti 2016, qeveria braktisi politikën “një fëmijë” të zbatuar që nga vitet 1980, duke rritur fillimisht kufirin e lindjes së fëmijëve në 2 në vitin 2016, dhe në vitin 2021 duke miratuar ndryshimin e ligjit kishte lejuar që familjet të kenë 3 fëmijë.

– Popullsia e Indisë parashikohet të kalojë Kinën këtë vit

Ndërsa popullsia e Kinës bie, India parashikohet të kalojë Kinën si “vendi më i populluar në botë”.

Në raportin “World Population Prospects 2022” të publikuar nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, parashikohej se nga fillimi i vitit 2023 popullsia e Kinës do të hyjë në një “proces absolut rënieje”, ndërsa popullsia e Indisë do të vazhdojë të rritet, duke lënë pas Kinën si vendin më të populluar në botë.

Në raport thuhej se popullsia e Kinës vlerësohet të ulet në 1 miliard e 317 milionë në vitin 2050 dhe në 766 milionë deri në fund të shekullit.

Parashikohet se ulja e normës së rritjes së popullsisë së bashku me plakjen e popullsisë do të sjellë në të ardhmen ulje të potencialit të fuqisë punëtore të Kinës, dhe do të ndihen efektet e saj në ekonomi.

Related posts

Mediat në SHBA: Izraeli dhe Hamasi pranë arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve

admin

Myslimanët Rohingya: Nuk kthehemi në Mianmar për t’u mbyllur në kampe

admin

BioNTech: Një vaksinë kundër tumoreve mund të arrijë brenda vitit 2030

rezart morina