RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Me SHBA-në janë zhvilluar “diskutime serioze”, ekziston një “rrugë e qartë” për një marrëveshje

irani:-me-shba-ne-jane-zhvilluar-“diskutime-serioze”,-ekziston-nje-“rruge-e-qarte”-per-nje-marreveshje

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se gjatë raundit të fundit të negociatave indirekte mbi programin bërthamor me SHBA-në janë zhvilluar “diskutime më serioze” dhe se atmosfera e dialogut ishte “më konstruktive”, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve me SHBA-në në Gjenevë, nën ndërmjetësimin e Omanit, Araghchi tha se palët arritën një marrëveshje të përgjithshme mbi një sërë “parimesh udhëzuese” që do të shërbejnë si bazë për fillimin e punës mbi tekstin e një marrëveshjeje të mundshme.

“U vendos që të dyja palët të punojnë mbi draftet e një marrëveshjeje të mundshme dhe pas shkëmbimit të teksteve. Koha e raundit të ardhshëm të bisedimeve do të përcaktohet”, shtoi ai.

Kryediplomati iranian tha se tani ekziston një rrugë e qartë përpara për negociatat mbi programin bërthamor me palën amerikane, e cila “vlerësohet pozitivisht” nga këndvështrimi i Iranit.

Megjithatë, ai paralajmëroi se përparimi në bisedime nuk do të thotë se është arritur një marrëveshje e shpejtë, por se procesi i negociatave ka nisur dhe është bërë “përparim i mirë”.

“Të dyja palët kanë qëndrime që do të kërkojnë pak kohë për t’u afruar me njëra-tjetrën”, tha Araghchi.

Related posts

Konflikti në Lindjen e Mesme, “Reuters”: Irani pranon propozimin e SHBA-ve për t’i dhënë fund luftës!

admin

Rama mbërrin në Turqi me ftesë të Erdoganit

admin

Një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova nga Dheu i Bardhë

admin