RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrau ish-gruan shtatzënë, kryen vetëvrasje Sokol Halili

vrau-ish-gruan-shtatzene,-kryen-vetevrasje-sokol-halili

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje rreth vetëvrasjes së Sokol Halilit, duke thënë se, përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë, i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armë zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Kështu ka njoftuar PK-ja me anë të një komunikate për media, ku është shtuar se, lokalizimi i Sokol Halilit është bërë gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:45.

Në komunikatë shtohet edhe se, i njëjti gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes.

Komunikata e plotë:

Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin.

Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Related posts

“Përgjegjësit do të ndëshkohen”- Sulmi terrorist me mbi 115 viktima në Moskë, presidenti Putin: Autorët janë arrestuar! 24 marsi, ditë zie

admin

Të zhvendosurit në Gaza ndezin zjarre në tenda për t’u ngrohur dhe për të gatuar

RTI

Mbi 100 okupues izraelitë sulmojnë qytezën Sinjil në Bregun Perëndimor

admin