RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Bisedimet me SHBA-në zhvillohen me miratimin e Khameneit

presidenti-iranian:-bisedimet-me-shba-ne-zhvillohen-me-miratimin-e-khameneit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se negociatat e vazhdueshme me SHBA-në po zhvillohen me miratimin e liderit suprem, Ali Khamenei, transmeton Anadolu.

“Negociatat po zhvillohen me miratimin e liderit të revolucionit”, deklaroi Pezeshkian gjatë një takimi me klerikë iranianë,.

Sipas gazetës iraniane Entekhab, ai theksoi se objektivi i Teheranit “nuk është negociata për hir të negociatave, por gjetja e zgjidhjeve për problemet”, si dhe shprehu shpresë se bisedimet do të sjellin rezultate konkrete.

Pezeshkian gjithashtu theksoi se Irani mban marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe ato islame, duke shtuar se ky bashkëpunim ka ndihmuar në adresimin e disa çështjeve rajonale.

Teherani dhe Washingtoni zhvilluan raundin e dytë të negociatave indirekte bërthamore në Gjenevë, nën ndërmjetësimin e Omanit.

Delegacioni iranian u udhëhoq nga ministri i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ndërsa pala amerikane nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe këshilltari i presidentit, Jared Kushner.

Kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, tha se në raundin e Gjenevës është shënuar përparim.

Më 6 shkurt, Omani priti një raund bisedimesh indirekte në Muskat, në një kohë të shtimit të pranisë ushtarake amerikane në rajon.

Related posts

SHBA do armatosë Tajvanin, reagon Kina: Të respektohen angazhimet dhe të ndalojnë menjëherë veprimet e rrezikshme!

admin

Qeveria në Ga’za: 3.500 fëmijë janë në rre’zik të vd’ekjes nga kequshqyerja

admin

Pakistan, shkon në mbi 1.200 numri i të vdekurve nga përmbytjet

admin