RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Bisedimet me SHBA-në zhvillohen me miratimin e Khameneit

presidenti-iranian:-bisedimet-me-shba-ne-zhvillohen-me-miratimin-e-khameneit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se negociatat e vazhdueshme me SHBA-në po zhvillohen me miratimin e liderit suprem, Ali Khamenei, transmeton Anadolu.

“Negociatat po zhvillohen me miratimin e liderit të revolucionit”, deklaroi Pezeshkian gjatë një takimi me klerikë iranianë,.

Sipas gazetës iraniane Entekhab, ai theksoi se objektivi i Teheranit “nuk është negociata për hir të negociatave, por gjetja e zgjidhjeve për problemet”, si dhe shprehu shpresë se bisedimet do të sjellin rezultate konkrete.

Pezeshkian gjithashtu theksoi se Irani mban marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe ato islame, duke shtuar se ky bashkëpunim ka ndihmuar në adresimin e disa çështjeve rajonale.

Teherani dhe Washingtoni zhvilluan raundin e dytë të negociatave indirekte bërthamore në Gjenevë, nën ndërmjetësimin e Omanit.

Delegacioni iranian u udhëhoq nga ministri i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ndërsa pala amerikane nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe këshilltari i presidentit, Jared Kushner.

Kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, tha se në raundin e Gjenevës është shënuar përparim.

Më 6 shkurt, Omani priti një raund bisedimesh indirekte në Muskat, në një kohë të shtimit të pranisë ushtarake amerikane në rajon.

Related posts

Hytbe kushtuar 28 Nëntorit në të gjitha xhamitë e Kosovës

RTI

Demokratët në SHBA-së nisin hetime ndaj FIFA-s për korrupsion të dyshuar dhe lidhje me Trumpin

Kushtrim Guraj

Sindikata e Gazetarëve në Liban: 27 gazetarë të vrarë në sulmet izraelite

admin