RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Thënë nga Trump nën delir: Shqipëria e Kosova, me trupa në Gaza!

thene-nga-trump-nen-delir:-shqiperia-e-kosova,-me-trupa-ne-gaza!

Përgjigja gangstere e presidentit amerikan për refuzuesit e Bordit të Paqes

Shqipëria dhe Kosova do të jenë me trupa në Gaza. Kjo u konfirmua nga Trump në themelimin e Bordit të Paqes në Uashington, aty ku ndodhet dhe Rama e Osmani.

“Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë force policie”, bëri me dije presidenti amerikan.

Në një fjalim gjithë delir, Trump pretendoi se kishte shuar disa konflikte në botë, madje dhe atë mes Serbisë dhe Kosovës(!).

Ai iu drejtua presidentes Osmani duke i thënë: “Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë.”

Trump gjithashtu vlerësoi nominalisht ramën për praninë e tij në aktin e themelimit të Bordit.

“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump.

E sa u përket vendeve që nuk iu bashkuan Bordit të Paqes, Trump pati për to një përgjigje gangstere: “Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar – por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua.” /tesheshi

Related posts

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Vrasja e komandantëve të Hezbollahut është një larje e madhe hesapesh për mua

admin

Vrasja e ish-snajperistit kurd në Angli, arrestohet në Bruksel 40-vjeçari shqiptar! Në kërkim një bashkëatdhetar tjetër (EMRAT)

admin

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit

admin