RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nagavci me mesazh për mësimdhënësit: Na konsideroni bashkëpunëtorë, sepse synimet i kemi të përbashkëta

nagavci-me-mesazh-per-mesimdhenesit:-na-konsideroni-bashkepunetore,-sepse-synimet-i-kemi-te-perbashketa

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, edhe njëherë u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta ndërpresin grevën dhe procesi mësimor të fillojë menjëherë.

Përmes një interviste të dhënë të martën në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Nagavci ka përçuar mesazh te të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit që Qeverinë e Kosovës ta konsiderojnë si bashkëpunëtore në arritjen e synimeve.

Kjo pasi ka thënë se beson që synimi i mësimdhënësve dhe i ekzekutivit është i përbashkët – përmirësimi i cilësisë në arsim.

“Mesazhi jonë dhe kërkesa që me qenë bashkë në këtë proces është që pas 19 ditëve të humbura të mësimit, të fillojë mësimi siç e kemi thënë në vazhdimësi dhe jo vetëm të na mbajnë përgjegjës për çdo veprim tonin, por të na konsiderojnë bashkëpunëtorë për arritjen e synimeve që unë besoj se i kemi të përbashkëta”, ka deklaruar ajo.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, /Foto: Ridvan Slivova

Tutje, ministrja ka inkurajuar mësimdhënësit që të japin propozimet e tyre për ndaljen e grevës, duke premtuar se të gjitha do t’i shqyrtojnë me shumë kujdes e vëmendje.

“Si ministri jemi çdo ditë në terren në takime me mësimdhënësit. Do të vazhdojmë bisedat me ta. I inkurajoj që të na japin propozime të cilat i shqyrtojmë me shumë kujdes e vëmendje. E kemi prioritet përmirësimin e cilësisë në arsim dhe gjendjes në shkolla në përgjithësi”.

“Jemi të vetëdijshëm se ka shumë punë e po ashtu jemi të vetëdijshëm se as ne vetëm si ministri e as shkollat vetëm nuk mund të arrijmë sukses të njëanshëm”, është shprehur Nagavci.

Andaj, ajo i ka lutur mësimdhënësit që përpara se të vijnë në përfundime, t’i shohin të gjitha argumentet dhe faktet.

“Andaj, pres dhe i lus mësimdhënësit që përpara se të vijnë në përfundime, duke më dëgjuar qoftë mu e qoftë z. Jasharajn në deklarata, t’i shohin të gjitha argumentet dhe faktet Të na adresojnë çdo kërkesë që kanë dhe ne do t’i trajtojmë me seriozitet, siç kemi bërë deri më tani. Të na kritikojnë për çdo punë e mospunë, të në mbajnë përgjegjës por t’i largojnë fëmijët nga mesi sepse ata janë më së paku fajtorë”.

Ministria mes tjerash ka thënë se takime mes ekzekutivit dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK), ka pasur me dhjetëra, por zgjidhja nuk është arritur pasi sipas saj, përfaqësuesit e kësaj të fundit “vijnë në takim për të mos u pajtuar”.

“Jemi takuar me dhjetëra herë, por takimi në vetvete nuk e zgjidh situatën sepse ata vijnë në takim për të mos u pajtuar. Takimet kanë ndodhur me kërkesën tonë. Ne i kemi thirrur. Iniciativat tona kanë qenë të vazhdueshme, por secilën herë po vijnë me kërkesa të reja”.

“E di që nuk është e lehtë për mësimdhënësit sepse shumica e tyre nuk e dëshirojnë grevën. Janë në presion edhe për shkak të raporteve me prindërit e nxënësit. Por, ne kemi reflektuar në raport me gjendjen e mësimdhënësve që nga marrja e mandatit dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Mësimdhënësit te Qeveria Kurti do të kenë një aleat dhe bashkëpunëtor për t’i realizuar synimet që besoj se i kemi të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë në arsim”.

Në fund, Nagavci ka uruar që kjo të jetë greva e fundit e organizuar në këtë mënyrë.

“Besoj dhe uroj që të jetë greva e fundit. Ndoshta edhe për këtë arsye ka zgjatur aq shumë. Mendoj se duhet të jetë e fundit herë që fëmijët e pësojnë për shkak të vendimeve të pamenduara apo të ndikuara të personave të caktuar”, ka përfunduar ajo.

Greva në arsim ka nisur më 25 gusht dhe po vazhdon të mbahet në shumicën e shkollave në Kosovë.

Mësimdhënësit, ndër të tjera po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit për Paga, i cili aktualisht është në diskutim publik./

Related posts

Sot në moshën 87 vjeçare, ndërroi jetë imami Fehmi ef. Raqipi.

rezart morina

Vazhdojnë luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dështon përpjekja për armëpushim

admin

Mbreti saudit bën thirrje për t’u dhënë fund “krimeve të tmerrshme” në Gaza

rezart morina